Site icon Telegrafi

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

I burgosuri që u arratis tetë herë nga burgu, Faton Hajrizi, rrëfen se si arriti të ikë një herë edhe nga kampi ushtarak amerikan “Bondsteel”.

Arratisjen e bëri duke dalë nga baraka ku ishte burgosur dhe duke i prerë disa tela.

“Në pesë të sabahut, më erdhën ‘danat’, i mora, e çava barakën edhe dola duke i prerë tre palë tela dhe dola”, është shprehur Hajrizi.

Pas arratisjes Hajrizi tregon se deri në Lipjan ka shkuar nëpër ara.

“Jo (S’jam takuar me askënd rrugës), deri në Lipjan unë në këmbë kam shkuar nëpër ara. Në shumicën e herëve unë s’kam pasur organizim, të më presë dikush ose ngjashëm”, theksoi Hajrizi.

Përkundër që Bondsteel është kamp ushtarak amerikan, Hajrizi tha se më lehtë është arratisur nga ky kam sesa nga burgu i Mitrovicës.

“Janë largu nga aty edhe njerëzit tjerë si Florim Ejupi. Për mua më lehtë ka qenë të arratisem nga Bondsteel-i sesa nga burgu i Mitrovicës. Në Burgun e Mitrovicës s’ka mundur të arratiset kurrkush”, shtoi Hajrizi./Betimi për Drejtësi/

Exit mobile version