E gjykuara K.A të premten në mëngjes është dërguar në Qendrën për urgjencë në Shkup me sëmundjen e Ulçerës dhe me dhimbje të forta në bark. Nova Tv mëson nga burimet e spitalit se ajo është operuar menjëherë, por edhe pas tre ditëve është nën kujdesin intenziv, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Burimet mjekësore për Nova Tv thonë se, arsyeja se pse po mbahet nën kujdesin intenziv është për shkak se ka ardhur me vonesë në spital.
Sipas burimeve nga burgu, K.A nuk është ndjerë mirë prej ditë së enjte, kur edhe ka kërkuar kontroll nga mjeku i burgut, por kjo i është mohuar nga “gjykatësja” e cila vlerëson se kush ka nevojë për mjek.
50 vjeçarja është kthyer në qeli me dhimbje të mëdha dhe askush nuk ka thirrur mjekun e burgut që ta kontrollojnë. Natën e ka kaluar me dhimbje të mëdha nën temperatura të ulëta, ndërsa ditën e nesërme është dërguar në spital./Telegrafi/