Telegrafi

E burgosura amerikane kontrabandon revolen që e fshehu në organin gjenital, gardianët nuk ia kishin gjetur gjatë kontrollit

Një grua është dënuar me 10 vite burgim, pasi që brenda burgut kishte kontrabanduar një revolver që e kishte fshehur në organin gjenital.

Amy Wilty, 39-vjeçe, ka pranuar se kah mesi i shkurtit kishte fshehur në burg në Missouri një revolver të gjatë vetëm gjashtë centimetra, transmeton Telegrafi.

Revola e zbrazët ishte fshehur 17 ditë para se gardianët t’ia zbulonin në një qese të plastikës në qelinë e saj të burgut.

Wilty që edhe më herët ishte burgosur, ishte arrestuar nën akuzën për posedim të armëve pa leje dhe lëndëve narkotike.

E pavarësisht që gardianët e kishin kontrolluar në detaje, nuk i kishin gjetur revolen që peshon 130 gramë që e kishte fshehur në organin gjenital.

Ajo ka pranuar se revolja ishte e saj, duke pretenduar se e kishte ruajtur për një të burgosur tjetër. E për shkak të këtij veprimi i janë shtuar edhe pesë vite tjera burgim. /Telegrafi/