Site icon Telegrafi

Më e bukura e Kosovës kthehet në Filipine (Foto/Video)

Se çmimi kryesor në një kompeticion nuk luan fort rol kjo tash e një kohë dihet dhe është vërtetuar në shumë raste.

I tillë duket të jetë edhe ai i përfaqësueses së Kosovës në Miss Universe, Camila Barraza, e cila ndonëse nuk triumfoi në eveniment, po i ka dyert e hapura kudo.

Krahas seteve të shumta fotografike, argjentinasja është përzgjedhur në një eveniment që e lidh sërish me Miss Universe.

Camila Barraza ka qëndruar në Filipine (Instagram)

Barraza i është rikthyer Filipineve për të promovuar Miss Universe të ardhshëm bashkë me gjashtë bukuroshe tjera pjesëmarrëse dhe Pia Wurtzbach, vajzën e cila triumfoi në garën e vitit të kaluar.

‘Miss Universe Kosova 2016’ bashkë me përfaqësuesen e Spanjës, Britanisë, Indonezisë e Vietnamit do të qëndrojë në shtetin aziatik për një javë me ç’rast do marrë pjesë në disa aktivitete bamirësie dhe promovuese.

Nga çfarë shihet në imazhet e postuara, Camila duket të jetë duke e shijuar shumë rikthimin në Filipine, shtetin që i dha shumë në eksperiencë e kujtime para pak muajve. /prive.al/

Exit mobile version