Telegrafi

“E bukura dhe bisha” vë rekord shikueshmërie (Video)

Filmi “Beauty and the Beast” gjatë fundjavës së parë të shfaqjes nëpër kinema ka përfituar 170 milionë dollarë.

Disney ka dëshmuar edhe njëherë se publikut i pëlqejnë filmat klasikë të animuar, siç është “E bukura dhe bisha”, që ka thyer rekord shikueshmërie këtë vikend.

Nëse sukseset e filmit vazhdojnë në këtë mënyrë, atëherë aktorja kryesore, Emma Watson, do të përfitojë 15 milionë dollarë nga ky rol.

Nëse bëjmë krahasime, ky është honorari i njëjtë që e ka fituar Angelina Jolie me rolin e saj në filmin “Maleficent”.

Filmi, në të cilin luan edhe Dan Stevens, ka arritur më së shumti përfitime gjatë një fundjave të shfaqjes, ndërsa pritet që t’i tejkalojë të gjitha pritshmëritë.

Versioni i ri i “Beauty and the Beast” është thuajse i njëjtë sikurse versioni klasik nga viti 1991, gjegjësisht filmi i animuar i Disneyt që asokohe fitoi Oscar për muzikën dhe këngën më të mirë. /Telegrafi/