Site icon Telegrafi

E bukur sikur Megan Fox

Ja se si me anë të grimit të arrini një efekt të ngjashëm me buzët e plota dhe lëkurë rrezatuese të saj.

Shkëlqeni: Tipari dallues i MeganFox-it është lëkura e përsosur ngjyrë bronzi që shkëlqen.Zgjidhni tone të errëta nga pudra e lëngshme por mos e teproni, le të jetë disa nuanca me e errët se pigmenti i lëkurës sate. Për të nxjerrë në pah mollëzat, përdorni pakëz pluhur të kuq për faqe dhe përshtateni me pudrën me anë të gishtave që të duket mjaft natyrale.
Në asnjë mënyrë mos e teproni, filloni me sa më pak sasi që ju mund të aplikoni dhe shtoni pluhurin e kuq për faqe derisa nuk ju duket se keni fituar një balancë natyrore të ngjyrës së lëkurës mbi mollëza dhe pjesën tjetër të fytyrës dhe përfundojeni me pak pluhur mineral që do të mbulojnë defektet e mbetura.

Sytë që robërojnë: Megan-it i pëlqen grimi “smokeyeye”.Filloni duke aplikuar tone për hijezim në mënyrë të njëtrajtshme në sy.Pastaj aplikoni një hije të ndritshme të qetë nga një prej toneve ngjyrë bezhë që nuk dallon shumë nga lëkura juaj në qoshet e brendshme të syrit dhe nën vijën e poshtme te qerpikëve.
Në qoshet e jashtme të syrit aplikoni një ngjyrë të errët që ju përshtatet. Me anë të furçës ngadalë aplikoni ngjyrën në skajet e jashtme të syrit, pastaj vazhdoni në drejtim të qosheve të brendshme të syrit. Përfundoni me krehjen e qerpikëve dhe aplikimin e rimelit të preferuar.

Buzë tërheqëse: Megjithatë, ajo që e bën Megan-in të famshme janë buzët e plota, dhe në qoftë se ju doni t’i ngjasoni asaj në lidhje me këtë detaj atëherë bëni përpjekje të veçantë.
Zgjidhni një nga hijezimet e errëta dhe aplikojeni atë në buzët e tua me furçën për buzë. Pastaj aplikoni shkëlqim për buzë me ngjyrë të ngjashme.
Truku është që të mos e shpërndani në tërë buzët por aplikoni atë mbi pjesën qendrore të buzëve. Kështu do të jeni veçanërisht seksi sepse do të dukeni sikur keni lëpirë pakëz buzët. /Telegrafi/
 

Exit mobile version