Telegrafi

E bronzta në basketboll tek spanjollët

Spanja në saje të një pikë dallimi kanë arritur të fitojnë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të Rio 2016.

Basketbollistët spanjollë kanë dominuar një pjesë të lojës kundër Australisë, por në tërësi loja ka qenë e baraspeshuar.

Por, në minutat e fundit Spanja ishte më e përqendruar dhe triumfoi me rezultat 89:88.

Kujtojmë se në finale do të takohen SHBA-ja dhe Serbia. /Telegrafi/