Telegrafi

A e braktisi muzikën shkaku i fesë, Xuxi? (Video)

Rock këngëtari, Naim Bunjaku i njohur më mirë si Xuxi, ka zbuluar arsyet e largimit të tij për një kohë nga muzika.

Ai në një intervistë për emisionin Bizz në Tribuna Channel ka thënë se arsyet ishin familjare.

Gjithashtu ka shtuar se për pesë vite ka qëndruar në Londër dhe tani do të rikthehet me projekte të reja.

Kujtojmë se Xuxi njëherazi është edhe moderator i emisionit “Metropol” në Radio Blue Sky.