Një grua që e kaloi tërë jetën duke u përpjekur të gjente nënën që e braktisi kur ishte vetëm tre vjeçe, zbulon se ka pesë motra dhe vëllezër të cilët kurrë nuk e dinin që ajo ekzistonte.
Këtë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo e arriti edhe falë një emisioni televiziv, i cili është i përqendruar në ndihmën e familjeve të personave të zhdukur që të gjejnë të dashurit e tyre.
Bëhet fjalë për Beryl Everall, nga Stourbridge në West Midlands – Angli, e cila zbuloi që nëna e saj Miriam Stokes u largua nga ajo dhe motra e saj kur ishte vogëlushe, mbi 60 vjet më parë dhe ‘nuk u kthye kurrë më’.
Beryl ishte kujdesur nga babai dhe hallat e saja dhe tema e nënës së saj nuk u ngrit kurrë më.
Sidoqoftë, në moshën tetë vjeçe, ajo mori guximin të pyeste anëtarët e familjes së saj për zhdukjen e saj, në të cilën pikë një hallë i tha asaj se besonte që Miriam kishte ikur me një amerikan.
Beryl atëherë iu drejtua gjyshit të saj për më shumë përgjigje – por pasi vizitoi një pijetore ku ai punoi, ajo u trishtua kur dëgjoi që ai kishte ndërruar jetë.
Ajo më vonë zbuloi se kishte një motër tre vjet më të vogël, e quajtur Yvonne, pasi u kontaktua nga një i afërm i largët me disa informacione për nënën e saj.
Sam Bradley, i cili kishte kaluar vite duke hulumtuar historinë e familjes së Berylit, zbuloi se nëna e saj Miriam kishte vdekur fatkeqësisht në vitin 2000.
Ndërsa skuadra e emisionit televiziv u angazhuan për gjetjen e Yvonne, ata gjetën një zbulim edhe më të madh – që Miriam gjithashtu kishte edhe katër djem.
Duke takuar Yvonne dhe dy vëllezërit e Berylit, David dhe Richard, për herë të parë në Cardiff, nikoqiri i emisionit zbuloi se ata nuk dinin asgjë për motrën e tyre të humbur prej kohësh. /Telegrafi/