Një entuziast i makinave i ka kushtuar shtatë vjet të jetës së tij për të rikthyer një Ford Capri, të cilin e kishte blerë pothuajse 30 vjet më parë – dhe tani është një nga më të vjetrat në llojin e vet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Chris Taylor, 48 vjeç, bleu modelin e cilësisë së mirë në vitin 1990, kur ai ishte vetëm 20 vjeç dhe kishte për qëllim ta përdorte atë vetëm si një makinë “për gara”.
Mk1 Ford Capri 2000 GT XL kaloi pothuajse një dekadë i papërdorur, i vendosur së pari në një garazh dhe pastaj u largua në një fushë për pesë vjet.
Por tani, modeli i vitit 1969 po i afrohet përvjetorit të 50-të – duke e bërë atë një nga më të vjetrat në Britani të Madhe.
Kështu, ai ka restauruar plotësisht veturën Ford, të kompletuar me orët origjinale, pultin dhe tastierë qendrore, në kohë për përvjetorin.
Një punë e tillë i ka marrë z. Taylor dhe mikut të tij, entuziastit të makinave klasike Lee Reynolds, shtatë vjet.
Z. Taylor, nga Camerton, Somerset – Angli, tha: “Ka qenë një detyrë jo e lehtë. Ne u përpoqëm ta mbanim atë sa më origjinale”.
“Paneli i kontrollit, të gjithë konsolet qendrore, orët janë të gjitha orignale. Madje arrita të gjeja një djalë që kishte një radio të vitit 1969”. /Telegrafi/