Telegrafi

E blenë pasi fituan lotarinë milionëshe, tani shtëpia është shndërruar në strehë për të droguarit dhe minjtë (Foto/Video)

Një rezidencë me shtatë dhoma gjumi e blerë nga fituesit e lotarisë 45 milionëshe është shndërruar në një strehë për të droguarit dhe për minjtë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Matt dhe Cassey Topham blenë pronën për 1.2 milionë funte, pasi fitimi i lotarisë së madhe i ktheu ata në milionerë në vitin 2012.

Megjithatë, çifti nuk u transferua në shtëpi në Nottingham dhe bandat kanë përdorur shtëpinë e viteve 1930 për të marrë drogë pasi ai u la bosh.

Grupet e të rinjve madje edhe kanë ndezur zjarre brenda kësaj prone dhe duke e shkatërruar shtëpinë brenda, madje duke bërë që policia ta vizitonte disa herë.

Sipas mediave të huaja, fqinjët që jetojnë pranë shtëpisë e kanë përshkruar shtëpinë si një ‘plagë në një zonë shumë të mirë’. /Telegrafi/