Lynn Conlin nga Britania e Madhe e ka kthyer menjëherë në dyqan një iPhone S5, meqë përmbante fotografi që shfaqnin një burrë lakuriq.
Gruaja 46-vjeçare ka mbetur e turpëruar, kur në ekranin e telefonit të mençur janë shfaqur pamjet e papërshtatshme, derisa kishte pranë bashkëshortin dhe të bijën, transmeton Telegrafi.
Madje, ky nuk ishte një telefon i përdorur, por i ri që është nxjerrë nga kutia.
“Sapo u kyqa në iCloude, mu shfaqen 12 fotografi të këtij njeriu që tregonte organin gjenital. Nuk mund ta mbaja pajisjen që e bleva për të re, ndërsa është përplot material të turpshëm”, është shprehur Conlin lidhur me rastin.
Në këmbim të këtij iPhone ajo ka marrë një tjetër, derisa nuk dihet se si kanë përfunduar imazhet në telefonin që pretendohej se ishte i papërdorur. /Telegrafi/