Shakaja e tepër shpesh dinë të shndërrohet në tragjedi apo lëndim trupor, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë.
Një djalë i ri nga New Yorku kishte arritur ta bind të dashurën e tij që të qëndrojë para pikados duke mos lëvizur, me qëllim që t’ia dëshmojë se është i mirë në gjuajtjen e shigjetës, transmeton Telegrafi.
Por, në vend se ta ngulë shigjetën në pikado, ai e goditi partneren në sy, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Fatmirësisht shigjeta i është ngulur në lëkurë dhe nuk kishte depërtuar më thellë.
Shumë përdorues të internetit që kanë pasur rastin ta shohin videon, kanë kritikuar të riun që e sakrifikoi të dashurën për t’ia dëshmuar asaj dhe masës se është i “mirë” në gjuajtjen e shigjetës. /Telegrafi/