Vajza Gwyneth Paltrow kritikoi nënën e saj për publikim e një fotografie në internet pa pëlqimin e saj.
Edhe pse fytyra e vajzës 14-vjeçare ishte kryesisht e mbuluar me syze, ajo reagoi ashpër kundër nënës.
“Mami, biseduam për këtë. Nuk mund të bën asgjë pa pëlqimin tim”, shkroi Apple Martin.
Më pas aktorja iu përgjigj se e kishte fytyrën e mbuluar, por sërish komentoi vajza se prindërit nuk duhet të ekspozojnë jetën e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale.
Disa e kritikuan vajzën e artistes që e kritikoi publikisht të ëmën, të tjerë e inkurajojnë atë duke theksuar se nuk duhet të jetë e lumtur sepse pamja e saj u pa nga 5.3 milionë ndjekës të nënës së saj.
“Është krejtësisht normale, adoleshentët duan të fitojnë kontroll mbi atë që bëjnë prindërit e tyre”, komentoi Sun Sun Lim, një profesor i komunikimit dhe teknologjisë në Universitetin e Singaporit.
“Sot ekziston një dimension i saktë i ekzistencës, është e domosdoshme që prindërit të dinë se ndarja e fotografive të fëmijëve të tyre duhet të jetë një çështje e prindërve në marrëveshje me fëmijët”, shton ai. /Telegrafi/