Pasi që në ditët e para kishte heshtur për dokumentarin kundërthënës ku babai i saj po akuzohet për pedofilinë, Paris Jackson ka dhënë mendimin përmes rrjeteve sociale.
Michael Jackson po akuzohet tash e sa kohë për ngacmim seksual të të miturve, e cila gjë është shfaqur në dokumentarin biografik, “Leavig Nederland”.
Disa prej komentuesve kanë shkruar se “duan t’ia shkatërrojnë emrin Jackonit dhe se dëshirojnë që muzika e tyre të ndalohet së dëgjuari”, për të cilën Paris shpejt iu përgjigj.
“Po ia bëjnë të gjithë atyre që kanë zemër të mirë dhe u përpoqën të ndryshojnë diçka, por a mendoni me të vërtetë se do të arrijnë ta shkatërrojë emrin e tij, a e besoni me të vërtetë se kanë një shans?”, pohoi bukuroshja
HBO kohët e fundit publikoi një dokumentar prej dy pjesësh në të cilin Wade Robson dhe James Seyfecke akuzuan këngëtarin për abuzim seksual për shtatë vjet rresht, në kohën sa ishin të mitur.
Familja e Jacksonit ka reaguar ashpër rreth këtij filmi, duke e quajtur atë si “linçim publik” ndaj mbretit të Pop-it.
Ndryshe, HBO dhe aktorët e dokumentarit pritet që të paditen për shpifje dhe prishje të reputacionit të këngëtarit që ka ndërruar jetë në vitin 2009. /Telegrafi/