Telegrafi

E bëri veturën “Audi” copa-copa dhe e shiti, më pas shqiptari e shpalli si të vjedhur

Një rast i ri i simulimit të krimit, i bërë nga një shtetas shqiptar ka lënë pa fjalë policinë italiane.

Sipas mediave vendase, një 33 vjeçar, rezident i rregullt në Shqipëri, denoncoi vjedhjen e makinës së tij një “Audi A6”. Në fakt karabinierët zbuluan se makina nuk ishte marrë kurrë, por copëtua e shkatërruar.

Duke cituar policinë, përcjell Shekulli, mediat italiane shkruajnë se shqiptari e kishte çmontuar veturën për ta shitur për pjesë këmbimi të ndryshme përmes kanaleve joformale dhe për të fituar një fitim ndoshta më të lartë se shitja e gjithë automjetit.

Për këtë arsye, karabinierët kishin gjurmuar dhe kishin gjetur copat e shitura dhe më pas kishin denoncuar shqiptarin për simulimin e krimit.