Site icon Telegrafi

E bëri shpatën sikurse të video-lojës dhe iu vërsul policisë – arrestohet sulmuesi në Francë

Një polic francez është me fat që është ende i gjallë, pasi është sulmuar me një shpatë gjigante – që ngjante shumë me armën e një karakteri fiktiv të një video-loje.

Ajo është gjetur gjatë një intervenimi të policisë në Nant. E incidenti ka ndodhur kur policia u shfaq në vendin e ngjarjes pas telefonatës për dhunë në familje, transmeton Telegrafi.

Ai ishte armatosur me shpatë me të cilën iu vërsul policisë, e ata intervenuan duke e “neutralizuar” dhe çarmatosur. Megjithatë njëri prej policëve ka pësuar lëndime trupore, me c ‘rast është dërguar me urgjencë në spital për tretman.

E në rrjetet sociale shpejt është zbuluar se shpata ishte një kopje e armës nga video-loja “Final Fantasy”. Ndërkaq sulmuesi siç është konfirmuar ishte i dehur dhe droguar. /Telegrafi/

Exit mobile version