Thomas Callaway, vrapuesi që “goditi” të pasmet e gazetares Alex Bozarjian, derisa ajo ishte në një transmetim të drejtpërdrejtë fundjavën e kaluar, u arrestua të premten.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Callaway, 43, u arrestua të premten dhe që prej asaj kohe është lëshuar në një obligacion prej 1.300 dollarësh.
Avokati i gazetares ka thënë se Alex Bozarjian është e lumtur që zbatimi i ligjit po e merr seriozisht këtë çështje.
“Ajo mendon se një reporter duhet të jetë në gjendje të bëjë punën e saj pa u sulmuar”.
Një veprim i tillë i autoriteteve vjen pasi një gazetare televizive kishte reaguar ashpër ndaj një vrapuesi i cili i kishte prekur asaj të pasmet, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Alex Bozarjian ishte duke mbuluar një garë bamirësie në Savannah, Georgia, për një stacion televiziv lokal kur një burrë e goditi prapa.
Ajo ishte e befasuar nga një numër gjestesh të vrapuesve, por ishte e tronditur nga një marifet i njërit prej vrapuesve të shtunën. /Telegrafi/
To the man who smacked my butt on live TV this morning: You violated, objectified, and embarrassed me. No woman should EVER have to put up with this at work or anywhere!! Do better. https://t.co/PRLXkBY5hn
— Alex Bozarjian (@wsavalexb) December 7, 2019