Telegrafi

E bën sërish, Putin shihet duke bërë lëvizje të pakontrolluara me këmbë dhe vazhdimisht gërvishte me thonj karrigen

Gjendja shëndetësore e presidentit rus Vladimir Putin është vënë sërish në pikëpyetje.

Kësaj radhe po ndodhë pas takimit me presidentin kubanez Miguel Diaz-Canel, njëherit lider i partisë komuniste, transmeton Telegrafi.

Gjatë takimit të dyshes, Putin është parë duke bërë sërish lëvizje të pakontrolluara si dhe gjeste të pazakonta.

Derisa po qëndronte ulur dhe po bisedonte me homologun kubanez, Putin është parë vazhdimisht duke e lëvizur shputën e këmbës së djathtë, derisa me dorën e majtë vazhdimisht e gërvishte karrigen me thonj.

Kjo nuk është hera e parë që Putin shihet duke bërë veprime të tilla, gjatë takimeve me liderë të ndryshëm botërorë.

Shumë ekspertë të fushës thonë se ai vuan nga kanceri, Alzhajmeri e sëmundje tjera, në anën tjetër Kremlini vazhdimisht ka mohuar zërat duke thënë se Putin nuk ka probleme shëndetësore. /Telegrafi/