Telegrafi

E bën sërish danezi Rasmus Paludan, djeg Kuranin para ambasadës turke në Kopenhagë

Udhëheqësi danez i krahut të djathtë, Rasmus Paludan i cili javë më parë i vuri zjarrin Kuranit pranë ambasadës turke, kësaj radhe e ka bërë të njëjtën gjë, por në Kopenhagë, pikërisht para ambasadës turke.

Kujtojmë që Paludan me këtë veprim nxiti reagime të ashpra nga Ankaraja, ku presidenti turk tha se ky është një provokim dhe fyerje për myslimanët në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

Madje me këtë veprim sipas tij, Suedia nuk ka arsye më t’i kërkojë Turqisë të miratojë kërkesën e shtetit nordik për pranim në Aleanvën Veri-Atlantike.

Lexo po ashtu Rusia mund të qëndrojë pas djegies së Kuranit në Suedi

Kjo bëri që i tërë spektri politik në Turqi të dënojë veprimin, dhe të ndërmerren masa ndaj personave që kanë djegur Kuranin.

Në anën tjetër, mediat nordike raportojnë se djegia e Kuranit në Suedi, mund të jetë bërë me ndihmën e disa punonjësve të Russia Today. /Telegrafi/