Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar nga Gllogovci pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur të enjten në Drenas.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/