Një djalë 5 muajsh ka vdekur pasi prindërit e bënë synet në shtëpinë e tyre në Itali.
Foshnja u dërgua në një spital të Bolonjës, pasi pësoi arrest kardiak mbrëmjen e së premtes, por nuk mbijetoi.
Autoritetet në Reggio Emilia kanë hapur një hetim kundër prindërve, të cilët raportohet të jenë me prejardhje ganeze.
Në një rast të ngjashëm, një djalë dyvjeçar vdiq pasi u bë synet në një qendër emigrimi në Romë në dhjetor.
Rreth 5 mijë synetlliqe bëhen çdo vit në Itali, por më shumë se 1/3 e tyre kryhen në mënyrë të paligjshme.
Procedura nuk kryhet në institucionet shëndetësore publike në vendin katolik romak.
Shumë prej emigrantëve që kryejnë ritualin vijnë nga vende myslimane ku synetlliku është e zakonshme. /oranews/