Site icon Telegrafi

E arrestuan 154 herë, vjedh një gajbe birra

Baldwinin e arrestuan pëe shkelje tjera të ligjit, mashtrimin për dhënien e emrit të rremë, vjedhje, vënie zjarri etj. Për herë të 152-të e arrestuan pasi kishte vjedhur kanaqe të birrave që kushtojnë 1.5 euro, për çka është detyruar të paguajë dënimin prej 800 euro, sa ia caktoi gjykatësi.

“Nuk kam nevojë për avokat. Kam qenë më shumë herë në gjyq sesa ju”, porositi gjatë seancës së fundit gjykatësin e rastit.

Në burg kishte qëndruar një vit e gjysmë për vjedhje, ndërsa pasi kishte goditur një burrë në fytyrë, e arrestuan për herë të 153-të vetëm një javë pasi ishte liruar nga burgu. Ai u dënua që të kalojë edhe një vit prapa grilave.

Nga burgu doli para dy javësh, dhe menjëherë e arrestuan pas rastit me birra. Shefi i policisë në Portsmuth tha se nuk ka dëgjuar për ndonjë rast tjetër në botë ta kenë arrestuar dikë kaq shpesh. /Telegrafi/

Exit mobile version