Site icon Telegrafi

E ardhmja kooprerative në Maqedoni, të krijohet kornizë e qartë ligjore

Përfaqësuesit e kopperativave apelojnë që të përfshihen përfitimet dhe stimulimet për koperativat në dispozitat ligjore për bujqësinë dhe zhvillimin rural, pas paralajmërimeve se do të anulohet ligji për koperativat bujqësore , ndërsa dispozitat e tij do të barten në zgjidhjet e tjera ligjore.

Aktualisht bujqit në Maqedoninë e Veriut ende shumë pak i shfrytëzojnë përfitimet e bashkimit të punës së tyre në koperativa, përkundër faktit se 42 kooperativat ofrojnë një të nesërme më të mirë për bujqësinë dhe blegtorinë vendore që vuan nga parcelat e shpërndara dhe të imëta. Andaj, përfaqësuesit e bujqve të organizuar në koperativa ndër të tjerash kërkojnë përpilimin e një kornize të qartë ligjore që do të mundësojë të anulohen një pjesë e problemeve që përcjellin bujqit gjatë organizimit të tyre në koperativa Me fjalë të tjera, koperativat ekzistuese kërkojnë rritjen e përkrahjes për formimin e tyre pas paralajmërimeve për anulimin e Ligjit për koperativa dhe kalimin e tyre në dispozitat e ligjeve të tjera.

Sipas Dragi Pamukov, kryetar i koperativës “Vegera Fresh”, nga fshati Kuklish, që vite me radhë po mbijeton në treg, duhet pasur kujdes me ndryshimet e Ligjit aktual për koperativa, për shkak se anulimi dhe zëvendësimi i tij me një Ligj të përgjithshëm për koperativistët do të sjellë një situatë ku fermerët nuk do të mund të mbrojnë vet veten. Ai shton më tej se qëndrimi i tyre është se duhet të ketë mbindërtim të zgjidhjeve ekzistues ligjore për të ruajtur përfitimet e deritanishme, dhe jo anulimin eventual të tyre në të ardhmen.

“Ne si kopperativa do të duhet të luftojmë edhe me rregulloren e Ministrisë së Bujqësisë, dhe të plotësojmë kushtet që i kishim deri tani. Aktualisht kemi 90 për qind të mjeteve për blerjen e mekanizimit bujqësore dhe të mjeteve për paga dhe kontribute që nuk do të do të anulohen, por do të vendosen në rregullore, nëse në ndonjë vit të ardhshëm dikasteri i bujqësisë mund ti kapërcejë të njëjta gjatë realizimit të rregulloreve, ndërsa nëse kjo nuk është e zgjidhur në mënyrë ligjore, nuk mund të ndodhë diçka e tillë”, sqaron Pamukov nevojën e saktësimit dhe precizimit të dispozitave të ndryshme ligjore që përcaktojnë të drejtat dhe obligimet ligjore të e koperativave.

Në ndërkohë nga organizata “CARE”, nga Luksemburgu dhe Gjermania, si bartëse e projektit “Përkrahje për zhvillimin e koperativave bujqësore”, thonë se projekti ka për qëllim ndër të tjerash të ndryshojë kornizën ligjore për zhvillimin e koperativave, ndihmë teknike dhe financiare për shoqatën e koperativave ku parashikohen një milion euro, por edhe promovimin dhe ngritjen e vetëdijes për këtë formë të organizimit të bujqve.

“ Projekti përmes ndryshimeve të ligjeve ka për qëllim që të krijojë një kornizë të qartë ligjore në favor të përkrahjes dhe mbështetjes së koperativave në vend. Paraprakisht janë kryer analizat komparative dhe thelbësore, është formuar grup pune në nivel shtetëror ku janë përfshirë të gjithë palët e prekura, ndërsa komponent u fundit janë debatet publike ku në mënyrë participative pyesim bujqit se çka duhet të vendoset si zgjidhje ligjore”, thotë Irena Haxhi Mitova koordinatore e projektit. Sipas saj, ndryshimi i legjislacionit do të jetë gjithëpërfshirës , duhet të nxisë koperativat, ndërsa qëllimi është që të përgatitet një kornizë ligjore që do t’ju ofrojë bujqve liri që vetë të vendosin përmes statutit se si do të organizohen dhe si do të punojnë në të ardhmen.

Me ndryshimet ligjore që pritet të miratohen nga ana e Parlamentit për disa muaj , pritet të anulohet Ligji për koperativa bujqësore , ndërsa të gjitha nenet dhe dispozitat tij të barten në Ligjin e ri për koperativa dhe Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural. Pritet të mbahen edhe disa debate publike me bujqit në rajone të tjera të shtetit, pas atyre të mbajtura në Koçan dhe Strumicë, ndërkohë që propozimet përfundimtare të ligjeve do të dërgohen deri në fund të muajit korrik deri te organi ligjvënës për miratim. (koha.mk)

Exit mobile version