Site icon Telegrafi

E ardhmja energjetike e Maqedonisë është në ujë, erë, biomasë dhe diell

Maqedonia duhet që të investojë në burime tjera të energjisë, kurse e ardhmja energjetike e vendit është në shfrytëzimin e burimeve energjetike të rinovueshme nga era, dielli, biomasa dhe ujrat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu thotë Metaloteknika Prilep, duke shtuar se me ndarjen e hidrogjenit dhe oksigjenit, për të cilën kanë teknologji, mund të përdoret në industrinë e përditshme dhe të jetë i lirë, burim i paharxhuar që nuk e ndot ambientin e jashtëm.

Sipas tyre, burimet ujore të Maqedonisë janë të shumëta dhe se nuk ka pse të bëhet panikë për mungesë të këtij burimi në të ardhmen. Përndryshe, Maqedonia është e obliguar që deri në vitin 2020, 20% të energjisë së përgjithshme duhet ta sigurojë nga burime të rinovueshme energjetike./Telegrafi/

Exit mobile version