Site icon Telegrafi

E ardhmja e yllit të Barcelonës në dyshim pas largimit të Xavit – Flick do vendosë nëse qëndron apo jo

Pasi Hansi Flick e zëvendësoi Xavi Hernandez si trajner i Barcelonës, situata e disa prej yjeve të ekipit të parë tashmë ka ndryshuar.

Shembulli më i madh i kësaj është Sergi Roberto, i cili me shumë gjasë nuk do të marrë ndonjë ofertë për të rinovuar pas skadimit të kontratës së tij (30 qershor). Sidoqoftë, ai nuk është lojtari i vetëm e ardhmja e të cilit është vënë në dyshim.

E njëjta mund të thuhet edhe për Inigo Martinez, i cili u transferua tek Barcelona si lojtar i lirë verën e kaluar.

33-vjeçari ka luajtur në shumë pak ndeshje dhe duke marrë parasysh zhvillimin e hovshëm të Mikayil Fayes nga akademia, ka një mundësi që Martinez të largohet.

Kjo veçanërisht pasi ai dhe tetë lojtarë të tjerë të Barcelonës momentalisht kanë mbetur të paregjistruar për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare të blaugranasve.

Lexo po ashtu Krizë e madhe tek Barcelona – nëntë lojtarë kanë mbetur të paregjistruar para sezonit të ardhshëm

Sipas Mundo Deportivo, situata e Inigo Martinez ka gjeneruar dyshime tek bordi i Barcelonës. Flick do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij pasi të nis zyrtarisht punën javën e ardhshme, por ka një shans të madh se ai mund të shitet për shkak të numrit të madh të mbrojtësve në ekip.

Inigo Martinez ka dëshmuar ndër vite se është njëri prej mbrojtësve më të mirë në La Liga, por prezenca e tij mund të pengojë zhvillimin e një të riu siç është Faye.

Për këtë arsye Barcelona do të synojë shitjen e tij për të gjeneruar disa pare, por gjithashtu për t’i lejuar Fayes që hap pas hapi të integrohet në ekipin e parë të teknikut gjerman./Telegrafi/

Exit mobile version