Telegrafi

E ardhmja e Willianit në dyshime te Chelsea

Williani po e kërkon qëndrimin me ngulm te Chelsea, mirëpo atij fillimisht duhet t’i ofrohet një kontratë e re.

Anësori 31-vjeçar ka kontratë me The Blues deri në fund të këtij sezoni, derisa këta të fundit nuk janë të interesuar për një marrëveshje të re.

Braziliani thuhet se i ka bërë me dije skuadrës londineze se e dëshiron qëndrimin në Stamford Bridge, pasi karrierës fantastike që ka kaluar.

Por, numri dhjetë i Chelseat është duke e pritur kontratën e re, që duket se në verën e ardhshme nuk do t’i arrijë.

Lexo po ashtu Willian: Chelsea mund t'i fitojë disa trofe këtë sezon

Blutë nga Londra janë të gatshëm që ta lënë lojtarin të largohet me parametra zero, shkaku që në pozitën e tij kanë tashmë së paku dy lojtarë.

Willian tashmë ka bërë të ditur se e dëshiron qëndrimin në skuadër, mirëpo që po has në vështirësi që ta gjejë vetën nën urdhrat e Frank Lampardit. /Telegrafi/