Williani po e kërkon qëndrimin me ngulm te Chelsea, mirëpo atij fillimisht duhet t’i ofrohet një kontratë e re.
Anësori 31-vjeçar ka kontratë me The Blues deri në fund të këtij sezoni, derisa këta të fundit nuk janë të interesuar për një marrëveshje të re.
Braziliani thuhet se i ka bërë me dije skuadrës londineze se e dëshiron qëndrimin në Stamford Bridge, pasi karrierës fantastike që ka kaluar.
Por, numri dhjetë i Chelseat është duke e pritur kontratën e re, që duket se në verën e ardhshme nuk do t’i arrijë.
Blutë nga Londra janë të gatshëm që ta lënë lojtarin të largohet me parametra zero, shkaku që në pozitën e tij kanë tashmë së paku dy lojtarë.
Willian tashmë ka bërë të ditur se e dëshiron qëndrimin në skuadër, mirëpo që po has në vështirësi që ta gjejë vetën nën urdhrat e Frank Lampardit. /Telegrafi/