Telegrafi

“E ardhmja e Walcottit në Arsenal e pasigurt”

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se nuk e di të ardhmen e Theo Walcottit, i cili është i lidhur me një largim nga Emirates.

Walcott nuk është më i preferuari i Arsene Wengerit, pasi nuk ka filluar një takim për Topçinjtë që nga humbja prej 3-2 kundër Manchester Unitedit më 28 shkurt, raporton Sky Sports.

Para tij francezi preferon tinejxherin Alex Iwobi dhe sulmuesin e sapo rikthyer nga lëndimi Danny Welbeck, transmeton Koha.net.

I pyetur nise Walcott mund të largohet, Wenger ka thënë se, “nuk e di akoma”.

“Nuk jam në fazën e transferimeve tani, por mendoj se ai ka pasur një kohë të keqe. Por, është përgjigjur shumë mirë, sepse më ka thënë: ‘Në rregull, do të punoj më shumë dhe më fortë’. Madje edhe tani kur futet në lojë, e shikoni se ai është i motivuar dhe i fokusuar. Të shohim se si do të përfundojë ai sezonin”, ka thënë Wenger.