Telegrafi

E ardhmja e Villas në duart e Barcës

Mediat kanë raportuar se spanjolli mund të largohet nga Camp Nou, ndërsa Chelsea ose Arsenali mund të jenë destinacioni i tij.

“Vazhdimisht ka spekulime për Davidin, sepse ai është një sulmues i shkëlqyer, mirëpo e ardhmja e tij është në duart e Barcelonës”.

“Ata kanë një kontratë dhe është e rëndësishme që të respektohen dokumentet e tilla”, ka thënë Onate për Sky Sports. /Telegrafi/