Aventurës së yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, te Lazio, po i vjen fundi.
Pas Riza Durmishit një tjetër futbollist me origjinë shqiptare po përgatit largimin nga bardhekaltrit.
Drejtori sportiv Igli Tare po përpiqet t’i gjejë një sistemim mesfushorit të përfaqësueses së Kosovës në afatin kalimtar të e janarit.
E gjithë kjo pasi Berisha po gjen shumë pak hapësira në formacionin e trajnerin Simone Inzaghi, i cili ka preferenca tjera para kosovarit.
Mesfushori 26-vjeçar i ardhur nga Salzburg në verën e vitit 2018 te Lazio për rreth tetë milionë euro, është i gatshëm të largohet edhe në formë huazimi pasi dëshiron të jetë në formë sa më të mirë për impenjimet e ardhshme me Kosovën në fazën play off të Ligës së Kombeve që do zhvillohet në mars të 2019.