Telegrafi

E ardhmja e Raheem Sterling në Chelsea është në dyshim, ylli ‘kërkon ta dijë’ pse u përjashtua nga skuadra për ndeshjen e Man City

E ardhmja e Raheem Sterling në Chelsea është në dyshim pasi ai u largua nga skuadra kundër Manchester Cityt.

Anësori ishte pjesë e planeve të Enzo Marescas në para-sezon dhe përfaqësuesit e tij kanë deklaruar se ai mbetet i përkushtuar ndaj klubit pavarësisht se nuk ishte pjesë e skuadrës sot në ndeshjen hapëse të sezonit të Chelseat.

Sot trajneri italian i besoi për sulmin emrave si Cole Palmer, Christopher Nkunku, Mykhailo Mudryk, Noni Madueke dhe blerjen e re Pedro Neton për skuadrën e parë.

Sterling u bashkua për mbi 55 milionë euro nga Man City në vitin 2022, dhe ekipi i tij tani po kërkojnë siguri nga klubi në lidhje me të ardhmen e tij, duke lëshuar komunikatë.

“Raheem Sterling është nën kontratë me Chelsean për tre vitet e ardhshme. Ai u kthye në Angli dy javë më herët për të kryer stërvitje individuale dhe ka pasur një para-sezon pozitiv nën drejtimin e trajnerit të ri, me të cilin ka zhvilluar një marrëdhënie të mirë pune”, duke shkruar tutje se presin që  klubi të qartësojë situatën.

“Deri atëherë, ne do të vazhdojmë të mbështesim dëshirën e Raheem për të filluar sezonin e ri pozitivisht”, thuhet në komunikatën e përfaqësuesve të lojtarit.

Lexo po ashtu Chelsea dhe Juventus tentuan një shkëmbim të bujshëm, por në fund dështoi gjithçka

Sterling është objektiv i Juventusin dhe nëse ai largohet , Chelsea mund të nënshkruajë me Joao Felix, i cili më parë kishte një periudhë huazimi në Stamford Bridge në 2023.

Sterling ka ende tre vjet në kontratën e tij, ku fiton afërsisht 300 mijë euro në javë./Telegrafi/