Telegrafi

E ardhmja e lakueshme

Senzori kapacitiv XSense vjen në formën e filmit të lakueshëm dhe ka të integruar teknologjinë i kompanisë metal mesh , ndërsa Atmel thekson edhe dizajnin më të hollë për karakteristikat më të mira optike të ekranit mbi të cilin vendoset senzori si dhe shpenzimin më të ulët të energjisë. Zgjidhja e Atmel është e menduar për instalim në ekranet e lakueshme të ndjeshëm në prekje (çfarë po i paraqet tani shumica e kompanive), por edhe për pajisjet ultrabook, tablet dhe smartphonët me skaje më të vogla rreth ekranit dhe produktet tjera me dizajn të hollë dhe kompakt ose formë jostandarde.

Dispozicionin masiv të senzorëve XSense për prodhuesit e pajisjeve OEM Atmel po e paralajmëron për çerekun e tretë të vitit. /Telegrafi/