Telegrafi

E ardhmja e Cole, në fund të korrikut

Mediat në Itali kanë raportuar se Cole ka blerë shtëpi pranë Milanos, që ishte dhe indikacion për një kalim te Milani, destinacion që nuk e mohoi agjenti i anglezit.

“Tani për tani nuk ka lajme të reja. Joe Cole vetëm sa është kthyer nga Afrika e Jugut dhe do të shkojë në pushim. Ka klube të interesuara për të, ne po bisedojmë për një lojtar të klasit Botëror. Mendoj se dy tri javë pasi të përfundojë Botërori do të ketë lajme mbi zhvillimet që ka për Cole”.

“A janë të interesuar Milani dhe Juventusi? Të gjitha negociatat janë të mundshme dhe këtë nuk e mohoj. Edhe shumë klube angleze kanë kërkuar informata për të, por për momentin askush nuk ka bërë ndonjë lëvizje konkrete. Pas Botërorit do të arrihen përfundime”, deklaroi Kevin Giesse për Calciomercato. /Telegrafi/