Site icon Telegrafi

E ardhme e dobët për fotoaparatet digjitale

Sipas analizave të kompanisë iSuppli, tregu i fotoaparateve digjitale gjatë viteve të ardhshme do të rritet lehtazi, e më pas do të fillojë të bie për shkak të marrjes së pjesëve të tregut nga telefonat e mençur me kamera të integruara.

Tregu do të duhej të arrinte pikën kulmuese më 2013, e më pas do të pasojë një rënie e lehtë, posaçërisht në segmentin e ulët të tregut i cili ka filluar të ndjejë pasojat për shkak të mbështetjes çdo ditë e më të madhe të përdoruesve në telefona celularë dhe pajisje tjera të ngjashme.

Në fakt, kamerat e integruara në telefona celularë po bëhen çdo ditë e më kualitative, dhe me karakteristikat e tyre përmbushin nevojat e përdoruesve. Po ashtu theksohet se telefonat celularë ofrojnë edhe përparësi tjera që lidhen me mundësinë e dërgimit dhe përpunimit të fotografive drejtpërdrejt në pajisje.

Në iSuppli kanë vlerësuar se tregu i fotoaparateve digjitale për vitin e kaluar është rritur 10.4 për qind, në 121.4 milionë njësi. /Telegrafi/

Exit mobile version