Një ngjarje e pazakontë ndodhi në një gjykatë të Kentakit në SHBA ku një e akuzuar u paraqit gjysmë lakuriq e veshur me një bluzë dhe pa pantallona.
Gjyqtarja Amber Wolf tha se kjo ishte e papranueshme.
Ajo telefonoi zyrtarët e burgut ku u ankua për trajtimin çnjerëzor ndaj gruas e cila ishte arrestuar për vjedhje në një dyqan dhe ishte dënuar me 75 ditë burg.
Por gjyqtarja e ndryshoi dënimin me gjobë prej 100 dollarësh.
Gjyqtarja i ka kërkuar falje për situatën e krijuar dhe është shprehur se kjo ishte hera e parë që shihte diçka të tillë.