Telegrafi

E akuzuan për operacione plastike, reagon ashpër bashkëshorti i Almeda Abazit: Ka bërë vetëm dy ndërhyrje

Almeda Abazi, kohët e fundit është vënë në shënjestër të akuzave për ndërhyrje estetike në fytyrë.

Ka shumë nga ata që mendojnë se ish Miss-i ka ndryshuar goxha në paraqitje dhe kjo falë operacioneve plastike.

Por, pas këtyre akuzave ka reaguar bashkëshorti turk i Almeda Abazit i cili edhe ka sqaruar të gjithë.

Tolgahan është shprehur për mediat e huaja duke mohuar ndërhyrjet e mëdha të njeriut të tij të dashur.

(Foto: Instagram/Almeda92)

“Ka bërë vetëm dy ndërhyrje në hundë, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje tjetër. Habitem se si bëhen çështje dite disa foto të moshës 15 vjeçare”, theksoi Tolgahan.

Almeda ka qenë mjaft aktive edhe në televizionin shqiptar.

Bukuroshja së fundmi është pjesë e Dancing with the Stars Albania. /inTV/