Një video amatore e publikuar në internet shfaq momentin kur një turist në Mallorca të Spanjës nokautohet nga një burrë me ngjyrë, i cili po shiste gjësende në rrugë dhe akuzohej nga viktima se ia kishte vjedhur qaforen.
Në video shihet një turist i paemëruar që kishte veshur fanellën e Inter Milan, dhe që grindjes me një burrë të veshur me bluzë të kuqe, transmeton Telegrafi.
Turisti e kishte kapur për bluzë sulmuesin duke ia treguar një fotografi të tij ku shihej duke bartur qaforen. Por, duket se ky veprim i turistit nuk i pëlqeu sulmuesit, i cili në një moment e godet me grusht në dorë dhe më pas në fytyrë ku nga goditja e fuqishme e rrëzon në tokë pavetëdije.
Por është i tmerrshëm fakti se si sulmuesi largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Videoja është postuar në Facebook, ku shpjegohej se si viktima mundohej t’ia merrte qaforen e vjedhur sulmuesit që refuzoi ta bëjë një gjë të tillë.
Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi është arrestuar nga policia, por nuk dihet nëse është arrestuar për sulm apo për vjedhjen e qafores. Ndërkaq komentuesit kanë kritikuar ashpër personin që ka filmuar dhe që nuk ka ndërhyrë për ta parandaluar sulmin. /Telegrafi/