Jo rrallëherë, Albërie Hadërgjonaj ka qenë shënjestër e akuzave për ndërhyrje kirurgjike në trupin e saj.
Marrë parasysh moshën dhe dukjen e saj, shumëkush dyshon në bukurinë natyrale të këngëtares.
Mirëpo, teksa ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ka vënë në plan të parë trupin me bikini, Albëria tregon se si ka arritur të bëjë forma të tilla.
“Hajde priti komentet: ‘Alberia operacione nga koka deri te këmbët’. Unë kam një përgjigje: ‘Ushqehuni mirë dhe palestër”.
“Dhe Faleminderit Zot për linjat, sepse pa dorën tënde nuk arrija të kisha trup me proporcione të mira. Ju uroj një pasdite të bukur”, shkruan këngëtarja. /Telegrafi/