Site icon Telegrafi

E aksidentuara tjetër te Rruga “B”, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Dje rreth orës 16:00, në Rrugën “B” një person i moshës 20 vjeç ka goditur me veturën e tij dy këmbësore, me ç’rast njëra prej tyre ka ndërruar jetë.

Vdekjen e L.A 30 vjeçare e ka konfirmuar Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Ndërkaq e aksidentuara tjetër F.R 23 vjeçare,  vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Lexo po ashtu Policia jep detajet e aksidentit me fatalitet te Rruga "B" në Prishtinë

“Sipas mjekëve të intensives, gjendja e pacientes( F.R 1995) vazhdon të mbetet e rëndë, edhe pse ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm të stafit të mjekimit intensiv”, ka thënë Fazliu.

Policia e Kosovës, sot ka njoftuar se ngasësi i automjetit BMW, L. M, mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Telegrafi/

Exit mobile version