Site icon Telegrafi

E aftë për të shkatërruar një zonë sa Franca: Putin e ka gati “SATAN 2”, armën që mund të “mashtrojë” çdo sistem të mbrojtjes të Perëndimit! (Foto/Video)

Arma e superpërfolur e Vladimir Putinit pritet për t’u testuar para fundit të vitit. “Satan 2” apo RS-28 do të testohet në Cosmodrome Plesetsk, Rusia veri-perëndimore.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, i quajturi nga NATO “Satan 2”, arma ka qenë prej kohësh e përfolur se është e aftë për të shkatërruar një zonë aq të madhe sa Franca.

Kjo armë 100 tonëshe, siç thuhet më tej, do të mbajë deri në 15 bërthama bërthamore – secila e aftë për shpejtësi hipersonike prej 4,000mph.

Lexo po ashtu Putin shpërthen në të qeshura, ministri thotë se Gjermania eksporton mish të derrit drejt Indonezisë (Video)

Dhe vetëm vitin e kaluar u publikuan pamjet e para të “Satan 2” – emri zyrtar i së cilës është RS-28 Sarmat.

Ndërkaq tani, mediat ruse njoftojnë se arma do të testohet para fundit të vitit 2017.

Gjithashtu bëhet e ditur se inxhinierët e Kremlinit thuhet se synojnë të vendosin “Satan 2” gati për luftë, para fundit të vitit 2020.

RS-28 do të zëvendësojë arsenalin aktual të Rusisë të SS-18, të quajtur “Satan”!.

Thuhet se ka një distancë arritje deri në 7,000 milje dhe mund të “mashtrojë” çdo sistem të mbrojtjes të pajisur me raketat ekzistuese.

Lexo po ashtu Putin i kërkoi një dhomë në Pallatin Presidencial? Ja çfarë thotë Erdogan!

Ngarkesat individuale të lidhura me “Satan 2” do të kenë rendiment deri në 750kt – 50 herë më të fuqishëm se bomba e hedhur në Hiroshimë.

Dhe mos harroni, kjo raketë do të ketë 15 të tilla.

Rusia pritej të testonte armë gjatë verës, por media shtetërore njoftoi se sillat e nisjes nuk ishin gati për armën.

Zhvillimi më i fundit bërthamor i Rusisë vjen kur Donald Trump dëshiron të rrisë dhjetëfishin e arsenalit amerikan, sipas raportimeve.

Por Trump ishte i shpejtë për ta mohuar këtë në Twitter, duke i etiketuar raportet si “lajme të rreme”. /Telegrafi/

Exit mobile version