Site icon Telegrafi

E adoptuan duke menduar se është 8 vjeçe, doli të ishte shumë më e rritur – historia e vajzës që ka bërë bujë në Amerikë dhe jo vetëm

Një ngjarje e pazakontë por e ngjashme më disa filma të zhanrit triler ka zënë vend në faqet e mediave botërore, kjo për faktin se rrëfimi i një çifti amerikan është përplot me befasi dhe detaje interesante, që në fakt kanë ndodhur në realitet.

Kristina Barnett, 45-vjeçe dhe bashkëshorti i saj Michael, 43-vjeç, që në vitin 2010 kishin adoptuar vajzën Natalia, pretendojnë se ajo nuk është një 6-vjeçare siç shkruante në dokumentet e saj të lindjes (Ukrainë), por një vajzë e rritur e moshës 22-vjeçare që vjen nga një familjes xhuxhësh që ka tentuar disa herë t’i mbys ata.

Megjithatë në vitin 2013 ata janë akuzuar se kishin lënë Natalian vetëm në apartament në Lafayet në Indiana të SHBA-së, me qëllim që një muaj më pas të vazhdojnë jetën në Kanada dhe të ndërpresin çdo kontakt me të, transmeton Telegrafi.

Kristina thotë se së bashku tre fëmijët dhe bashkëshortin ishin viktima, që për vite me radhë i kishte terrorizuar Natalia. Ajo i kishte kërcënuar vazhdimisht se do t’i therë në gjumë, duke e shtyrë të ëmën në telat me energji elektrike dhe i derdhur zbardhues në filxhanin e kafesë.

“Ka folur, e me raste edhe ka vizatuar figura të ndryshme me të cilat na tregonte se do t’i therë të gjithë anëtarët e familjes, t’i mbështjell me batanije dhe t’i gropos në oborrin e shtëpisë. Gjatë natës na afrohej te shtrati dhe na vëzhgonte me vëmendje. E kam parë duke më hedhur zbardhues në filxhanin e kafesë, detergjent, e kur e kam pyetur se çfarë po bën, më është përgjigjur shkurt-  se po mundohet të më heq qafe. Në anën tjetër mediat më përshkruajnë si një grua që keqtrajton fëmijët, por e vërteta është se nuk bëhet fjalë për fëmijë”, ka deklaruar Kristina.

“Natalia është një vajzë e rritur, i ka periodat dhe dhëmbët e të rriturve. Asnjë milimetër nuk është rritur, e po të ishte fëmijë të paktën një cm do të rritej. Mjekët kanë konstatuar se ka probleme psikologjike nga të cilat vuajnë vetëm të rriturit. I lyente dritaret me gjak dhe bënte gjëra që do të ishte e pabesuar se do t’i bënte një fëmijë”, ka shtuar Kristina.

E para këtij rasti çifti Barnett njihen si super-prindër, që bënin të pamundurën që djalin e tyre Jake që vuan nga autizmi ta nxjerrin nga bota e tij dhe me vetëm 12 vjet të publikojë punimin e tij të parë akademik, kurse si 15-vjeçar është regjistruar për institutin prestigjioz për fizikë. Pikërisht ky përkushtim dhe epiteti i super-nënës, e ka shtyrë atë të shkruaj libra që ndihmon nënat e reja se si duhet rritur dhe edukuar fëmijët në veçanti ata me autizëm.

Dyshja e kishin marrë Natalian në maj të vitit 2010, kurse në nëntor edhe e adoptuan. Atyre nuk u pengonte që ka anomali gjenetike të rritjes së eshtrave. Gjithashtu nuk u pengonte që edhe dokumentacioni që u kishte arritur së bashku me të nga Ukraina, shkruante se është lindur më 4 shtator të vitit 2004. Ajo kishte nevojë për shtëpi, pasi familja që e kishte adoptuar më herët e kishin kthyer në strehimore brenda një periudhe të shkurtër.

“Natalia jashtëzakonisht ishte nervoze. Vërehej qartë se kishte nevojë për shumë kujdes. Qysh në parking e kemi kuptuar se si ecë, edhe pse në dokumentacionin që na e kishin dërguar nuk shkruante asgjë për këtë”, ka shpjeguar Kristina.

Megjithatë të gjitha këto nuk e ndalën dyshen që t’i përkushtohen duke e dërguar në Disneyland, duke shijuar personazhet e filmave të vizatuar dhe duke ngrënë akullore. Por, kur e dërguan në plazh për herë të parë, ndodhi ajo që i la ata pa fjalë, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë fëmijët vrapuan drejt ujit, kurse Natalia na kërkoi që ta dërgojmë ne. E pasi që unë e Michael ishim të lodhur, i kërkuam që të presë një minutë. Megjithatë ajo u ngrit në këmbë dhe filloi të vrapon në drejtim të ujit. Të befasuar me atë çfarë shihnim, Michael dhe unë shikuam njëri-tjetrin  – çfarë po ndodhë? Një minutë më parë nuk mund të ecte – e tani po kërcen e vrapon?!”

Krisitina gjithashtu ishte shokuar kur e kishte zhveshur Natalian për ta pastruar, duke e kuptuar që “gjashtëvjeçarja” ka qime nëpër trup sikur të ishte një vajzë e rritur. E sikur kjo të mos mjaftonte: nuk dëshironte të luante me kukulla dhe lodra, kërkonte të shoqërohej me adoleshentë dhe kishte një fjalor shumë më të sofistikuar sesa një fëmijë 6-vjeçar.

Kështu Kristina vendosi të kërkojë ndihmë nga mjekët të cilën Natalias i bënë testet e fijeve të flokëve ku edhe u konstatua, ajo jo vetëm që nuk i ka 6 vjet por të paktën 14! Por, edhe ky fakt nuk e dekurajoi Kristinën.

Vendosi t’i hedh në plehra rrobat e fëmijëve dhe t’i blejë të tjera që i përshtateshin Natalis. E derisa ngriteshin shumë çështje rreth moshës së saj dhe identitetit të vërtetë, gjendja e saj mendore vetëm sa përkeqësohej.

Filloi t’i kërkojë me jetë anëtarët e familjes dhe të dëgjojë zëra. Kështu në vitin 2012 u shpall e rrezikshme dhe u vendos në qendër për menaxhimin e stresit “Saint Vincent” në Indianapolis. Aty ka pranuar se është shumë më e vjetër se që thuhej në dokumentet e saj – e një mjek në janar të vitit 2012 shkroi një raport në të cilin thuhej se Natalia ka pranuar se është 18-vjeçe.

Megjithatë kur u transferuar në spitalin e psikiatrisë “Laur Carter” në Indianapolis, personeli i spitalit ka vërejtur se si ajo në një raport të plotësuar kishte shkruar se si është munduar të vret anëtarët e familjes.

Dhe më në fund mjeku familjar i çiftit Barnett, Andrew McLaren, në mars të vitit 2012 përpiloi një raport zyrtar, ku konstatohej me siguri të plotë që Natalia nuk ka lindur më 2003 dhe se shtiret si fëmijë. Gjithashtu thuhej se kishte gënjyer prindërit dhe mjekët.

Në anën tjetër gjyqtari Su Jerald Zor kishte kërkuar në qershor të vitit 2012 që t’i përmirësohet data e lindjes Natalias – 4 shtator 1989, që do të thotë se në ato kohë ajo kishte 22 vjet!

E dyshja Barnett e vendosën në një apartament, e ndihmuan të fitojë letërnjoftimin dhe i propozuan që të regjistrohet në fakultet.

“I kam paguar qiranë e apartamentit. Kam bërë gjithçka sikur çdo prind kur e dërgon fëmijën në kolegj. I kam blerë mobile dhe isha optimiste pasi kishte plan konkret që të ecë tutje. I kishte të gjitha dhe vazhdimisht i thosha se mund të jetoj vetëm”, ka shtuar Kristina.

Ndërkaq në vitin 2013, çifti Barnett vendosën të vazhdojnë jetën në Kanada, ku Jake u pranua në Institutin për fizikë teorike në Waterlow, kurse Natalia iu kthye të vjetrës – filloi të sillet sërish si fëmijë.

“Për herë të fundit kur kemi biseduar më tha se po përgatit pasta për familjen e saj të re”, ka thënë ndër tjera Kristina.

Ndërkohë, Natalia kishte gënjyer policinë duke u thënë se është e vogël dhe se e kanë braktisur, e për ta komplikuar më shumë situatën është lajmëruar një çift i ri që ishin shprehur të gatshëm të kujdesen për të, madje duke kërkuar që t’ia rikthejnë datën e lindjes – më 2003.

Në fund policia ka akuzuar dyshen që është ndarë në vitin 2014 për shkak të veprës penale braktisje të fëmijës. E gjyqtari gjithashtu ka urdhëruar dhe kërkuar nga dyshja që zyrtarisht ta adoptojnë.

Por, ata menjëherë kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë, duke pretenduar se Natalia tani i ka 30 vjet. Kështu që të dy i janë dorëzuar policisë – por ata janë liruar menjëherë, e dje kanë zhvilluar seancën e parë dëgjimore, ku shumë shpejt pritet të merret vendimi. /Telegrafi/

Exit mobile version