Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko ka thënë se legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko është idoli i tij, ndërsa David Silva është lojtari më i mirë që ka luajtur me të.
Boshnjaku që tani është top shënuesi i Series A, ka folur për karrierën e tij.
“Idhulli? Kur isha duke u rritur isha Andriy Shevchenko”.
“Kam përdorur shumë ndeshje të Serie A që ishte kampionti më i mirë në botë në atë kohë dhe për mua ai ka qenë sulmuesi më i mirë”
“E mbaj mend në Milan, por edhe në Dinamo kiev, kur ai shënoi het-trik kundër Barcelonës në Nou Camp”.
“Ajo ka qenë hera e parë që e kam parë atë. Për mua ai ka qenë numër 1”, ka thënë Dzeko. /Telegrafi/