Telegrafi

Dzeko shuan shpresat e Milanit

Sulmuesi boshnjak para disa ditësh deklaroi se kampioni gjerman e ka detyruar atë të qëndrojë në skuadër kundër dëshirës së tij, mirëpo tani duket se e ka ndryshuar “melodinë”.

“Jam mirë këtu dhe jam i lumtur që do të luaj në Ligën e Kampionëve. Jam 100 për qind i sigurt se në vitet e ardhshme unë do të vazhdoj të luaj për Wolfsburgun”, ka thënë boshnjaku për faqen zyrtare të klubit.