Sulmuesi boshnjak iRomës, Edin Dzeko ka refuzuar transferimin në Kinë.
Boshnjaku në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga kryeqyteti i Italisë, por sipas mediave italiane, lojtari i ka thënë jo ofertës nga Kina.
Ish-futbollisti i Manchester Cityt, ka marrë një supe ofertë nga Kina, por boshnjaku ka refuzuar ofertën kineze, dhe thuhet se lojtari preferon rikthimin në Premier League apo në Bundesligë.
Skuadra që ka kërkuar shërbimet e sulmuesit nuk është bërë e ditur, por besohet se është Shanghai Shenhua.
Dzeko në të kaluarën ka bërë karrierë edhe në Gjermanin, tek Wolfsburgu, ndërsa ai është edhe objektiv i skuadrës angleze West Ham United. /Telegrafi/