Telegrafi

Dzeko pranë largimit

Sulmuesi boshnjak është duke u kërkuar nga Tottenhami, Manchester City, Juventusi dhe Milani. Dzeko ka një çmim prej 35 milionë funtesh, ndërsa nuk mendohet se ‘ujqit’ do të marrin oferta më shumë se 28 milionë funte.

Edinson Cavani dhe sezoni i tij i suksesshëm në Itali me Palermon, kanë bërë që drejtuesit e Wolfsburgut të mendojnë seriozisht për reprezentuesin uruguaian. Ai pritet të largohet nga Sicilia për 20 milionë funte. /Telegrafi/