Telegrafi

Dzeko: Po e pres Milanin

Përderisa Manchester City dhe Juventusi janë duke luftuar për firmën e sulmuesit boshnjak, duket se Dzeko ende nuk dëshiron të marrë ndonjë vendim, pasi që po e pret skuadrën e tij të zemrës, Milanin.

“Unë jam bombarduar nga ofertat, por do të pres edhe një javë për Milanin”, u ka thënë Dzeko miqve të tij, sipas La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/