Site icon Telegrafi

Dzeko: Nuk largohem nga Roma

Edin Dzeko e kishte menduar largimin nga Roma, por tani boshnjaku ka gjetur formën e tij më të mirë dhe është i vendosur të qëndrojë në kryeqytetin italian.

Reprezentuesi i Bosnjës, e pranon se kishte menduar largimin nga romanët, por ai thotë se tani ndihet mirë dhe nuk e kanë në plan të braktis skuadrën e Romës.

“Po, e kam menduar. Kjo ka ndodhur kur nuk luaja, por vendos të mos largohem dhe unë kam qenë i bindur se do të kthehem në fushë”, ka thënë Dzeko.

“Unë nuk largohem nga këtu. Kjo ishte një sfidë për t’u kapërcyer dhe unë tani ndihem mirë”, tha ai.

Exit mobile version