Site icon Telegrafi

Dzeko: Nuk godas më penalti

Edin Dzeko ka deklaruar se do t’ia lë ndonjë lojtari tjetër penaltitë pas humbjes së dytit në këtë sezon, në ndeshjen ndaj Crotones që Roma e fitoi 2-0.

Sulmuesi boshnjak ka humbur edhe një penalti në ndeshjen ndaj Crotones dhe kjo ka bërë që ai të ndërroj mendje dhe mos të provoj t’i godas më ato, duke thënë se do t’i lë që ato të goditen nga dikush tjetër në skuadër.

Lexo po ashtu Me fitore ndaj Crotones, Roma i qëndron pranë Juves (Video)

“Kjo nuk është e lehtë në Serie A, por Crotone në të vërtetë nuk ka krijuar shumë shanse. Ne e bëmë atë që kishim për të bërë”, ka thënë Dzeko për Mediaset Premium dhe për Sky Sport Italia pas ndeshjes.

“Herën tjetër unë mund t’i lë penalltitë për dikë tjetër që ti godas ato. Unë bëra gol në fund dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Penalltitë mund të humben, kjo gjë ndodh”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Agjenti: Dzekos nuk i intereson Real Madridi

“Tani ne kemi një pushim tre ditësh dhe do të përpiqemi të fitojmë kundër Villarrealit, një ekip i cili pëlqen të luajë futboll ashtu si ne”, përfundoi sulmuesi boshnjak.

Ndryshe, Dzeko momentalisht është ‘Capocannoniere’ apo prijës i listës së golashënuesve të Serie A këtë sezon me 18 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version