Telegrafi

Dzeko nuk do të transferohet te Milan në janar

Në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport, sulmuesi i Wolfsburgut ka thënë se ai vazhdon të jetë i interesuar për t’iu bashkëngjitur Milanit, mirëpo agjenti Irfan Redzepagic ka thënë se transferimi i mundshëm te Rossonerët ende nuk mund të ndodhë.

“Kontaktet ndërmjet Milan dhe Wolfsburgut do të rifillojnë në verë, kështu që është e pamundur të flitet për një transferim (në janar) kur nuk ka kushte reale”, ka thënë agjenti për Calciomercato.it. /Telegrafi/